Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet
Pas pesë ditësh pa furnizim me ujë dhe protestës së qytetarëve të mbajtur një ditë më parë, situata në Vlorë po shkon drejt normalizimit. Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Mikel Marsi, deklaroi se defekti i rëndë është drejt zgjidhjes dhe se qyteti pritet të kthehet plotësisht në normalitet gjatë orëve të pasdites. Sipas tij, pajisja e dëmtuar është tashmë funksionale dhe situata po monitorohet vazhdimisht. Aktualisht, një pjesë e qytetit po furnizohet me ujë, ndërsa depot po mbushen për të garantuar furnizim të plotë në vijim. “Pajisja e vendosur tashmë është në rregull. Situata është monitoruar dhe jemi mirë. Po furnizohet një pjesë e qytetit, ndërsa depot janë duke marrë ujë. Ishte një dëmtim shumë i...