Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

“Kryeqyteti i Shqipërisë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga destinacionet më të përballueshme për pushime në Evropë. Tirana ofron temperatura të ngrohta pranverore që variojnë nga 17°C deri në 21°C gjatë muajit prill, duke e bërë atë ideale për udhëtime të shkurtra dhe ekonomike”, shkruan revista britanike “Express”. Sipas renditjes së Time Out për vitin 2025, Tirana u pozicionua në krye të listës së destinacioneve evropiane me çmime të përballueshme, duke lënë pas qytete si Zagreb, Krakow dhe Sarajeva. Përveç çmimeve të ulëta, qyteti është lehtësisht i arritshëm falë fluturimeve direkte nga Mbretëria e Bashkuar, përfshirë aeroportet si Heathrow Airport, Gatwick Airport, Luton Airport, si dhe qytetet Liverpool dhe Manchester. Sipas revistës, vizitorët në Tiranë mund të eksplorojnë një përzierje unike të...