Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Reshjet përkeqësojnë situatën në Durrës, Koçiu: Prioritet absolut jeta e qytetarëve. Evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
Situata e krijuar nga moti i keq dhe reshjet e dendura të ditëve të fundit ka vënë në gatishmëri të plotë të gjitha strukturat e emergjencave civile në Qarkun e Durrësit. Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, doli në një komunikim për mediat, ku bëri të ditur se situata është agravuar gjatë 24 orëve të fundit dhe se në disa zona ka nisur evakuimi i banorëve. “Sapo kemi përfunduar mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile këtu në Prefekturën e Durrësit, ku marrin pjesë të gjithë titullarët e institucioneve që janë pjesë e mekanizmit të Emergjencave Civile”, deklaroi Koçiu, duke theksuar se të gjitha institucionet janë të angazhuara në terren dhe po koordinojnë veprimet për menaxhimin e situatës....