Reshjet intensive ndërpresin mësimin në Durrës, mbyllen shkollat dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”
Për shkak të reshjeve intensive që kanë përfshirë qytetin e Durrësit që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, procesi mësimor është ndërprerë. Shkollat në qytet kanë ndaluar zhvillimin e mësimit rreth orës 08:45, si pasojë e vështirësive të krijuara nga përmbytjet dhe kushtet e motit. Ndërkohë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka njoftuar studentët se ditën e sotme nuk do të zhvillohet mësim, duke bërë me dije se orët e humbura do të zëvendësohen në një datë tjetër. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, duke shmangur lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Burimi:
javanews.al