Reshjet e dendura të shiut, Balluku: Fluturimet në Rinas vazhdojnë normalisht
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve të paqëndrueshme atmosferike, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (Rinas) po vijojnë normalisht deri në këto momente. Në një postim në rrjetet sociale, Balluku thekson se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme dhe në disa raste ka shkaktuar shmangie apo vonesa gjatë procesit të uljes së avionëve. “Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente. Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie apo vonesa gjatë uljes”, shprehet ministrja. Ajo bën me dije se shërbimet e Lundrimit Ajror janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të...
Burimi:
javanews.al