Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona urbane. Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk ka arritur të përballojë nivelin e lartë të prurjeve, çka ka bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë rrugë e hapësira mes pallateve. Më problematike paraqiten blloqet e banimit “11 Janari” dhe zona “11.2 hektarë” në lagjen Besëlidhja, ku prania e ujit në rrugë ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve. Për shkak të nivelit të lartë të ujit, Policia Bashkiake ka bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore, duke orientuar drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative, me qëllim garantimin e sigurisë dhe shmangien e incidenteve. Në ngadalësimin e largimit të ujërave ka ndikuar...
Burimi:
javanews.al