Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet e ditëve të fundit dhe lëvizjet e terrenit kanë shkaktuar dëmtime serioze në dy segmente të rëndësishme rrugore në vend, në aksin Librazhd-Prrenjas dhe në Grekan-Shelg në Belsh. Gazetari i Klan News Fatos Salliu raporton se në aksin Librazhd–Pogradec, në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, janë thelluar ndjeshëm çarjet e vjetra dhe janë shfaqur dëmtime të reja në trupin e rrugës. Segmenti, që përbën një lidhje të rëndësishme mes Lindjes dhe Juglindjes së vendit, paraqet rrezik të shtuar për përdoruesit të cilët shprehen se është e nevojshme që të ndërhyhet sa më parë për të shmangur aksidentet. “Është e rrezikshme sidomos natën, edhe në këtë kohë me shi dhe me baltë. Është pak e rrezikshme por shpresojmë të mos ndodhin aksidente.”, tha...