Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, me kthjellime të herëpashershme përgjatë vijës bregdetare dhe lokalisht në jug gjatë pasdites. Orët e para të mëngjesit do të shoqërohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet do të jenë të ulëta, me shtrëngata në veri deri në pasdite. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta verilindje–juglindje priten reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët. Era do të fryjë nga verilindja–veriperëndimi me shpejtësi mesatare 4 m/s; përgjatë bregdetit dhe zonave luginore deri në 9 m/s. Valëzimi në det do të jetë i lehtë, me forcë 1–2 ballë.