Reshje shiu intensive në të gjithë territorin, erë dhe dëborë në disa zona
Për ditën e sotme (29 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut, reshjet do jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900-1000 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër do ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje. Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s. Deti do të jetë me valëzim...
Burimi:
javanews.al