Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth
Prefektura e Qarkut Shkodër ka përditësuar situatën hidrometeorologjike për datën 20 shkurt 2026, ora 08:10, duke bërë të ditur se strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin në terren. Në Bashkinë Shkodër po vijon operacioni në fshatin Obot, ku janë angazhuar 6 forca dhe 1 mjet nga Reparti Ushtarak 1010, Vau i Dejës. Niveli i ujit në aksin rrugor ka arritur rreth 30 cm, ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë herë pas here me intensitet të lartë. Deri tani nuk raportohen banesa të rrethuara nga uji. Sipas të dhënave nga DRUK Lezhë, nivelet e ujit mbeten nën kuotat kritike. Niveli i liqenit është 7.85 m (kuota kritike 9.50 m), ndërsa lumi Drin është në nivelin 7.60 m (kuota kritike 10.00 m). Gjatë 24 orëve të fundit janë...
Burimi:
javanews.al