Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Java e parë e muajit shkurt u përmbyll me temperatura të larta dhe të pazakonshme për këtë periudhë dimri. Reshjet e shiut kanë vijuar, duke krijuar vështirësi në disa akse rrugore, kryesisht në rrugët kombëtare që lidhin Kukës-Shishtavec, Kukës–Peshkopi dhe Kukës–Fushë Arrëz. Problematikat kanë prekur edhe rrugët rurale, ku shkarkimet e dheut dhe gurëve kanë penguar qarkullimin. Kompanitë rrugore dhe punonjësit e bashkive kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal të mjeteve. Probleme të ngjashme janë regjistruar në rrugët rurale të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ku bashkitë përkatëse kanë angazhuar punonjës të drejtorive rajonale për pastrimin dhe hapjen e rrugëve. Komisioni i Emergjencave Civile njoftoi se nuk janë regjistruar problematika të theksuara, ndërsa i gjithë territori i qarqeve është furnizuar normalisht...