Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Duke filluar nga sot (10 prill) në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian. Lajmin e bëri dje të ditur, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ku thekson se ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen. Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon: Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen: – të dhënat e...