Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë
Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. Shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale. Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme. Ish-Sekretari i Përgjithshëm, Alban Dokushi, është jurist me përvojë të gjatë në fushën e jurisprudencës dhe ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme në administratën publike, duke u njohur për profesionalizmin dhe integritetin e tij institucional. Ky vendim përbën një tjetër precedent të qartë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe shtetit të së drejtës në administratën publike. Pas vendimit ka reaguar Alban Dokushi për...
Burimi:
javanews.al