Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur situatën e krijuar nga moti i keq në vend. Në një raport të hartuar nga Ministria, theksohet se mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme, krahas reshjeve të shiut, në shumë prej zonave të vendit ka pasur edhe reshje dëbore. Sipas MIE-së, grupet e punës së ARRSH, OSHEE dhe ekipet e tjera nën varësinë e kësaj ministrie vijojnë të jenë në terren, pavarësisht situatës së rënduara të motit dhe temperaturave të ulëta, duke ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika. Akset rrugore Reshje dëbore janë regjistruar në këto zona: Rajoni Verior •Bajram Curri-Valbonë •Ura Bujan-Qafë Morinë •Bujan-Qafe Morinë (doganë) •Sopot-Kerrnaj •Qafe Mejdan – Tropojë-Buçaj •Bulqizë •Qafë Bualli-Peshkopi •Peshkopi-Maqellarë •Hani i Hotit-Dogana Vermosh...