Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Përmes një programi kombëtar, qeveria synon të përfshirë në të gjitha shkollat e vendit, aktivitete edukuese dhe arguese pas mësimit. “Art dhe zeje, toka në shkolla, shkolla qendër komunitare dhe të gjithë këto nismat, që sot e tutje, me ligj, me zakon e me kanun, si të doni, do t’i fusim në të njëjtën ombrellë, programin pas shkolle. Në këtë mënyrë, çdo nxënës do duhet të ketë akses në mundësi të barabarta, pavarësisht interesave apo sfondit shoqërorë që i karakterizon.”, tha ministrja e Arsimit. Në këto programe, për të cilat do të bëhen së shpejti edhe ndryshimet ligjore, do të përfshihen edhe mësuesit e dalë në pension. “Faza e ardhshme përfshin rregullime të mëtejshme, duke përfshirë dispozita ligjore dhe një vendim të Këshillit të Ministrave...