Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Qeveria “Ok” regjistrimit të objekteve në ndërtim! 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve
Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë ndryshimesh financiare që prekin zhvilluesit e pronave dhe kompanitë e ndërtimit që aplikojnë pranë Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT). Nëpërmjet një vendimi, qeveria ka shtuar shërbime të reja me pagesë dhe ka saktësuar formulën e tarifimit për rishikimin e lejeve të zhvillimit. Tarifa e re për “karabinanë” Një nga risitë kryesore të vendimit është vendosja e një tarife specifike për një shërbim të ri: pajisjen me vërtetim për përfundimin e strukturës së objektit. Sipas vendimit, tarifa për shqyrtimin e kërkesave për lëshimin e “certifikatave për përfundimin e punimeve të karabinasë” do të jetë fikse, në masën 300,000 (treqind mijë) lekë. Vendimi sjell qartësi edhe për kostot që duhet të paguajnë subjektet kur kërkojnë të ndryshojnë apo rishikojnë një leje zhvillimi ekzistuese....