Qeveria miraton krijimin e sistemit SMIAL, të gjitha të dhënat për studentët nga regjistrimi deri te diploma në një regjistër unik

Qeveria miraton krijimin e sistemit SMIAL, të gjitha të dhënat për studentët nga regjistrimi deri te diploma në një regjistër unik

Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për arsimin e lartë, duke shënuar një hap vendimtar drejt digjitalizimit të plotë të universiteteve. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), miratohet krijimi i Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë (SMIAL), i cili do të shërbejë si “truri” elektronik për çdo të dhënë akademike në Republikën e Shqipërisë. Çfarë është SMIAL dhe kush e menaxhon? Sipas vendimit, institucioni që do të ketë “çelësat” e këtij sistemi është Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Kjo qendër do të administrojë bazën e të dhënave ku do të grumbullohet çdo informacion, duke nisur nga regjistrimi i studentit në vitin e parë, numri i matrikullimit, ecuria e notave, e deri te lëshimi i diplomës....