Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit
Këshilli i Ministrave pritet të miratojë së shpejti një projektvendim të ri që do të zëvendësojë plotësisht legjislacionin e vitit 2015 mbi cilësinë e ajrit të mjedisit. Ky draft i ri synon të përafrojë standardet kombëtare me direktivat më të fundit të Bashkimit Evropian, duke vendosur rregulla shumë më të forta për monitorimin dhe menaxhimin e ndotësve. Çfarë sjell drafti i ri? Ndryshimet e propozuara janë thelbësore. Sipas relacionit shpjegues bashkëngjitur projektvendimit, “legjislacioni i vjetër nuk arrinte të reflektonte kërkesat bashkëkohore, ndaj është zgjedhur rruga e një ristrukturimi të plotë në vend të një amendimi të pjesshëm”. Për herë të parë, dokumenti integron ndotës të rinj dhe indikatorë shtesë për cilësinë e ajrit, “përfshirë monitorimin e rreptë dhe specifik të grimcave PM10 dhe PM2.5, oksideve të azotit, hidrokarbureve dhe...
Burimi:
javanews.al