Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin shpërblim lidhur me punën e bërë mbi menaxhimin e sezonit veror.  Në vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sqarohet “Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës”.  VENDIMI:  PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETITNë mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, pikës 11, 12, të VKM nr 4, datë 09.01.2025 “Për miratimin e vlerave për...