Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se, në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogarasë, sot në orën 11:30 do të kryhet një shpërthim i kontrolluar rreth 1 km nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës. Sipas njoftimit, shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës dhe pa penguar trafikun. ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të punimeve. “Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla...
Burimi:
javanews.al