Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në vendin tonë tashmë mund të quhen një domosdoshmëri për kompani dhe subjekte në fusha të ndryshme, duke parë numrin e madh të tyre që futen çdo vit në vendin tonë. Vetëm një agjensi në Durrës, që kujdeset për rekrutimin e këtyre punëtorëve, sjell mijëra punëtorë të huaj në vit në qytetin bregdetar. Eksperiencat ndër vite kanë bërë që agjensitë tashmë të selektojnë ata shtetas që e kanë përdorur vendin tonë si vend tranzit për në BE, ndërsa ka vlerësuar edhe nacionalitete që janë seriozë dhe të qëndrueshëm në punë. Madje tashmë dihet qartë edhe për llojet e punëve se çfarë nacionalitetesh punëtorësh të marrin. E ndërsa të huajt po vijnë dhe po punojnë në vendin tonë, krahu i punës vendas dhe...