Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut
Universiteti i Tiranës ka mbështetur protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut, pasi i’u ndalua përdorimi i gjuhës shqipe në provime. Në reagimin e saj, Universiteti i Tiranës, shkruan se ata po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore, përdorimin e gjuhës së tyre amtare. “Universiteti i Tiranës shpreh mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës së tyre amtare në proceset arsimore dhe profesionale. E drejta për t’u arsimuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën amtare nuk është privilegj, por një standard i njohur ndërkombëtarisht dhe një element thelbësor i barazisë reale në shoqëri shumëgjuhëshe. Kur studentët ndjekin studimet e tyre në një gjuhë të caktuar, është e drejtë...
Burimi:
javanews.al