Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Edhe në Durrës banorët që preken nga projekti “TID Durrës”, kanë protestuar përpara Bashkisë. Ata janë kundër trajtimit me qira pa arritur dakordësimin e shpronësimit të pronave të tyre. Gjatë protestës qytetarët u përplasën me këshilltarët dhe punonjësit e policisë, teksa këta të fundit kanë kryer dhe arrestime. Banorët kërkuan fillimisht të hyjnë në mbledhjen e këshillit bashkiak për të ndalur nisjen e diskutimeve. Disa prej këshilltarëve që u paraqitën me vonesë, u penguan nga protestuesit të hynin në bashki, teksa nuk munguan as përplasjet fizike dhe ofendimet ndaj tyre. Kërkesës së banorëve për të penguar këshilltarët të marrin pjesë në mbledhje, efektivët e policisë iu përgjigj me arrestime. Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë...