Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kreu i lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kasami përgëzoi sot studentët shqiptarë që dolën në protestë për të kërkuar mbajtjen e provimeve të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një postim në Facebook, Kasami thotë se kërkesa e tyre është e drejtë. Ndërkohë, ai akuzoi edhe elitën milionere të pushtetit që sipas tij, u përpoq ‘të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore.” Postimi i plotë i Kasamit në Facebook “I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i...