Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Në Divjakë, fermerët po vjelin perimet dimërore. Por prodhuesit po hasin vështirësi në gjetjen e tregut. Fushat e mbjella me lakra janë plot. Një pjesë e prodhimit është prishur pasi duhej të ishte shitur më herët. Pikat e grumbullimit nuk po marrin perimet pasi eksportet janë të pakta. Në këtë situatë ka ndikuar edhe greva e kamionistëve të vendeve të Ballkanit. Edhe sasia që shitet është me çmim të ulët. Fermerët thonë se tregtimi po bëhet nën kosto dhe ata nuk nxjerrin dot shpenzimet. Një hektar lakër sot bismilah, dhe me çmim qesharak. Shpenzime që nuk marrim as mundin e krahëve tona, lëri tjerat”, thotë një banor. “S’do na ngeli gjë, por të paktën të nxjerrim shpenzimet”, shprehet një tjetër. Probleme me shitjen ka edhe...