Protesta e fermerëve grekë, policia: Do bllokohet për 48 orë aksi Kakavijë–Janinë

Protesta e fermerëve grekë, policia: Do bllokohet për 48 orë aksi Kakavijë–Janinë

Policia Kufitare Kakavijë ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e sotme për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Megjithatë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë shkruan më tej se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës. Njoftimi i plotë: Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin...