Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

Protesta e fermerëve grekë në vendin fqinj po vijon prej ditësh, ndërsa ka prekur edhe arteriet infrastrukturore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Disa herë është bllokuar rruga Kakavijë-Janinë ditët e kaluara, kurse sot, Policia Kufitare e Korçës njoftoi se për 4 orë ditën e sotme do të jetë e mbyllur rruga Kapshticë-Selanik, aksi veriperëndimor i vendit fqinj. “Ditën e sotme, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë”, bën me dije policia vendore. Gjithashtu sqarohet se kalimi do të bëhet vetëm nga rrugët dytësore. “Do të...