Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i shqiptarëve që jetojnë në Evropë karakterizohet nga një moshë e re, me një pjesëmarrje e lartë në tregun e punës dhe me një prirje e fortë drejt integrimit afatgjatë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT në raportin “Diaspora e Shqipërisë në shifra”,  rreth 1.1 milionë persona të lindur në Shqipëri dhe afro 939 mijë shtetas shqiptarë jetojnë aktualisht në 31 vende evropiane, me përqendrimin më të madh në Itali, Greqi, Gjermani, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar Nga pikëpamja demografike, diaspora shqiptare në Evropë është relativisht e re: 41% i përkasin grupmoshës 30–49 vjeç, ndërsa grupmoshat nën 30 vjeç përbëjnë një peshë të konsiderueshme, veçanërisht tek femrat. Emigrimi mbetet kryesisht ekonomik dhe i orientuar drejt punësimit dhe bashkimit familjar. Vetëm...