Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vlerësuar me “Certifikatë për Shërbime të Dalluara” Inspektorin Marsel Bicja, për ndërhyrjen e tij profesionale dhe humane, me të cilën shpëtoi jetën e një qytetari që rrezikonte të digjej pas shpërthimit të një bombe molotov. Ngjarja ndodhi në protestën e 22 dhjetorit të opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë. Sipas motivacionit zyrtar, vlerësimi iu akordua në shenjë mirënjohjeje për aktin e humanizmit, vendosmërinë dhe reagimin e menjëhershëm gjatë ushtrimit të detyrës, duke vendosur në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, si misionin kryesor të Policisë së Shtetit. Certifikata iu dorëzua Inspektor Bicjas nga vetë Drejtori i Përgjithshëm gjatë aktivitetit të festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Në fjalën e tij,...