Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

Në Gjirokastër vijon puna në zonat ku ka rrëshqitje dherash, që erdhën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë vendin për disa ditë. Prefekti i qarkut bën me dije se njësinë administrative Qytet, në lagjet “Granicë” e sipërme, përroi i Gjokanës në lagjen “Zinxhia” dhe “Pazari i Vjetër” pas kalasë, pritet raporti i gjeologëve për të ndërhyrë më pas për largimin e dherave. Forcat bashkiake, në bashkëpunim me mjetet e ardhura nga Forcat e Armatosura, po punojnë në njësinë administrative Lunxëri për pastrimin e rrugës së fshatit Dhoksat, deri në fshatrat Gjatë, Këllëz dhe Qestorat. Gjithashtu, po kryhen ndërhyrje për pastrimin e rrugëve të brendshme në fshatin Lazarat. Bashkia Libohovë Në njësinë administrative Zagori, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë...