Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Problematike situata në Fier/ Çahet argjinatura e kanalit të Martinës, rrezikohen banesat
Shqipëria ndodhet ‘në pushtetin’ e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut prej ditësh. Ndërkohë në Fier, situata mbetet shqetësuese, së fundmi mësohet se është çarë argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras. Si pasojë uji ka hyrë në fshat duke rrezikuar të gjithë banesat. Ndërkohë raportohet se po merren masa për evakuimin e banorëve. Situata vijon të jetë alarmante.