Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë
Në bashkinë Tepelenë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne (5 janar) janë shfaqur problematika në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e “Zezë” për shkak të rënies së inerteve nga shpatet malore, rruga është e qarkullueshme me një kalim. Në fshatin Nivicë, njësia administrative Kurvelesh, në vendin e quajtur Vreshtan, ka shkarje të dherave ku rrezikohen 4-5 banesa. Kontraktori është njoftuar dhe po shkon për pastrimin e inerteve dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të automjeteve. Gjithashtu në bashkinë Tepelenë, njësia administrative Kurvelesh ka patur një ndërprerje 37 minuta të energjisë elektrike dhe aktualisht është pa energji elektrike njësia Qendër.








