Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj
“Korsitë e reja të autostradës Tiranë – Durrës, në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit parashikohet të hapen për qarkullimin e automjeteve brenda muajit janar”. Gjithçka u bë me dije nga përgjegjësi i Manaxhimit të Kontratave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar Gëzim Noni, i cili ishte i ftuar në emisionin “Inside News”, në TV SCAN. “Si kontrata pritet të hapen për qarkullim të lirshëm të automjeteve shumë shpejt, pavarësisht se njëra prej tyre e ka afatin deri në maj të këtij viti që sapo ka filluar dhe tjetra e ka në shtator të këtij viti. Por, për qarkullimin do të jenë të hapura shumë më përpara. Kuptohet duke bërë pjesën tjetër të përfundimit të punimeve, që nuk lidhen me...
Burimi:
javanews.al