“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian ka publikuar një artikull të gjatë mbi historinë e Evës, një vajze shqiptare e cila pas më shumë se 12 vitesh vuajtjesh në kampet e Sirisë, është rikthyer në Shqipëri. Eva Dumani u rrëmbye në moshën 9-vjeçare së bashku me vëllain e saj nga i ati, i cili më vonë u vra duke luftuar për Shtetin Islamik. Pas shumë vitesh të kaluara në kampin famëkeq al-Hawl, ku mijëra gra dhe fëmijë nga mbi 40 vende janë mbajtur arbitrarisht, Eva arriti të shpëtonte dhe të kthehej pranë familjes së saj në Shqipëri. Xhaxhai i saj, Xhetan Ndregjoni, i cili e priti në kufirin turko-sirian, e përshkroi ribashkimin si një moment të paharrueshëm. “Kemi pritur këtë ditë për 12 vjet,” tha ai....