Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë
Zhbllokohet pas tre orësh aksi alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh i cili u prezantua si rrugë alternative për Prrenjas-Librazhd. Gazetarja Lorena Kodra raporton se rruga është e hapur në dy korsi dhe trafiku është normal. Për mirëmbajtjen e Maliq–Moglicë-Gramsh është kontraktuar kompania “Gjikuria”. Krahas problematikave të shumta të vetë rrugës të ndërtuar vitet e fundit, kalimi i disa trajlerave paralizoi qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar radhë kilometrike.
Burimi:
javanews.al