Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët
Banorët e dy fshatrave të bashkisë së Maliqit ankohen për cilësinë e ujit, i cili në rubinetat e tyre vjen me erë të rëndë. Për këtë arsye këtë të martë janë mbledhur në protestë. Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se rreth 1 mijë banorë të fshatrave Tërovë dhe Pendavinji, prej dy javësh nuk përdorin ujin as për të pirë dhe as për të plotësuar nevojat bazike të familjeve. Banorët thonë se rastet e ndotjes së ujit janë të përsëritura, ndërsa kërkojnë ndërhyrje dhe zgjidhje nga Bashkia e Maliqit. Sipas banorëve, rrjeti i ujësjellësit që furnizon dy fshatrat nuk është i vjetër, çfarë ngre dyshime për ndotje të burimit prej nga shpërndahet uji. Ndërmarrja e Ujësjellësit të Bashkisë Maliq, ka kontrolluar të gjitha linjat e furnizimit,...
Burimi:
javanews.al