Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon
Dy punonjës të Policisë së Shtetit, jashtë orarit të shërbimit, kanë gjetur dhe kthyer një çantë me 1000 euro, dokumente personale dhe një telefon celular, duke u vlerësuar për veprimin e tyre edhe nga drejtori i Policisë Ilir Proda. Bëhet fjalë për punonjësit Klejdin Lleshajn, efektiv i Qarkullimit Rrugor Lezhë, dhe Durim Xhakajn, efektiv i Qarkullimit Rrugor Shkodër, të cilët mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në rrugën e Rinasit, teksa po ktheheshin me familjarët e tyre nga Tirana drejt Lezhës dhe Shkodrës, gjetën një çantë të humbur në rrugë. Brenda saj ndodheshin dokumente identifikimi, 1000 euro dhe një celular, që i përkisnin një 34-vjeçari nga Kavaja, i kthyer nga Italia. Nëpërmjet pasaportës dhe rrjeteve sociale, policët arritën të identifikojnë dhe të kontaktojnë pronarin, duke...
Burimi:
javanews.al