“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai
Sokol Çili, shqiptari që ka ngritur një biznes si agjent imobiliar në Dubai, rrëfeu për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN momentin e sulmit në një nga hotelet më luksoze në kullën Palm Jumeirah. Ai tregon se pa njerëz teksa vraponin me valixhe në duar apo fëmijë duke qarë. Sidoqoftë sipërmarrësi shprehet se nuk sheh panik të madh te njerëzit, dhe janë mediat sociale që i amplifikojnë ngjarjet. “Këtu në Palm Jumeirah ra një dron, në një nga hotelet më luksoze dhe ishte në një orar me njerëz, dhe pati 4 të lënduar. Nuk ishte shpërthim i drejtpërdrejtë. Isha 300 metra afër, po pija kafe aty. Njerëz që vraponin me valixhe, fëmije që qanin. Domethënë është ajo situata mbrapa që është jo e lehtë. Aeroporti është...
Burimi:
javanews.al