Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Lajmi se Departamenti Amerikan i Shtetit ka pezulluar shyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë e Kosovën, ngjalli një kaos në rrjetet sociale e një mori spekulimesh. Konsulentja Juliana Sokoli shpjegon për programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se kategoritë e vizave që kanë pësuar pezullim të përkohshëm janë vizat e bashkimit familjar apo të punësimit afatgjatë. Vizat turistike nuk përfshihen. “Bashkimet familjare hyjnë te vizat emigruese prandaj është e rëndësishme të kuptohet cilat janë ato viza, sipas medias ndërkombëtare, jemi akoma në kuadër të spekulimeve sa i përket kësaj mase që Shtetet e Bashkuara kanë marrë. Vizat e bashkimit familjar, vizat e punësimit afatgjatë, ato që të çojnë në marrjen e një lejeje të përhershme qëndrimi apo ‘green card’ siç jemi mësuar...