Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit
I njohur për vlerat historike dhe tërheqjen e turistëve thuajse gjatë gjithë vitit, fshati piktoresk i Linit vijon ende të përdorë metodat primitive sa i takon trajtimit të ujërave të zeza dhe atyre të përdorura. Shumica e fshatit turistik i derdh në liqen, ndërsa një pjesë e vogël kanë hapur gropa septike. E ndërsa banorët e fshatit mundohen ta fshehin në sytë e vizitorëve, edhe turistët sikur nuk e shohin, peshqit e liqenit duket se e kanë braktisur bregun e Linit. Pas shumë viteve në harresë të kësaj problematike, duket se më në fund Bashkia e Pogradecit ka nisur një projekt konkret që premton trajtimin e ujërave të zeza dhe atyre të përdorur për fshatin Lin, projekt i cili pritet të përfshijë edhe fshatra të...
Burimi:
javanews.al