Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

Qarku i Durrësit vijon të përballet me situatë të rënduar për shkak të reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Erzen dhe kanaleve përreth. Strukturat e Bashkisë, Policisë, OSHEE-së, Forcave të Armatosura dhe emergjencave civile janë angazhuar në terren për monitorimin dhe ndërhyrjen e menjëhershme. Në total, janë evakuuar 667 banorë, të akomoduar në familje të afërme, hotele dhe komplekse të përkohshme, ndërkohë që janë shpërndarë mbi 700 pako ushqimore për qytetarët e prekur. Ndërkohë në Krujë janë evakuuar rreth 30 persona. Sipas një raportimi të Emergjencave Civile, zhvillimet më problematike shihen në Njësitë Administrative Sukth, Katund i Ri, Rrashbull dhe lagjet përreth, ku janë përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetëra banesa. Në Bashkitë Krujë dhe Shijak, situata vijon të jetë e ndërlikuar...