Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

Është përmirësuar situata nga përmbytjet në Fier, teksa bëhet me dije se nuk ka infrastrukturë kritike të dëmtuar, akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme, ndërsa edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë është rikthyer në normalitet. Prurjet në lumin Vjosë janë në kuota normale me një tendencë në ulje, ndërsa në Seman, prurjet janë në kuota të larta përgjatë gjithë argjinaturës nga territori i Bashkisë Lushnjë, Roskovec, Patos, Fier e deri në grykëderdhje. Ndërkohë, Semani është tërhequr nga banesat dhe rrugët e fshatit Murriz Njësia Administrative Fiershegan, Bashkia Lushnjë. Vijojnë të jenë të përmbytura 100 ha toke bujqësore brenda argjinaturave ne Lushnje, Roskovec-Patos dhe Fier. Në fshatin Mbrostar, bashkia Fier, lumi Seman ka përmbytur disa kasolle bagëtish dhe depozita bari, të cilat ndodhen brenda...