Përmbytjet në Durrës, banorët e evakuuar: Uji ka shkuar në një metër brenda në shtëpi, gjithçka është shkatërruar
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth, duke vënë në vështirësi qindra familje. Ndër zonat më të prekura janë ish-Këneta, Shkozeti dhe zona e Ish-Tullës, të cilat përmbyten pothuajse çdo herë gjatë reshjeve intensive. Në zonën e ish-Kënetës, familjet janë evakuuar, ndërsa uji ka arritur deri në një metër lartësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Të gjitha orenditë shtëpiake janë nën ujë. “Jemi pesë anëtarë në familje. Të tjerët u larguan, unë qëndrova sepse nuk e dija çfarë do të ndodhte. Që dje në orën 10 të mëngjesit shtëpia është e përmbytur plotësisht,” shprehet një banor për mikrofonin e RTSH. Një tjetër familje nga e njëjta zonë ka gjetur strehim te të afërmit, pasi...
Burimi:
javanews.al