Përmbytjet/ Ministri i Bujqësisë: Hidrovorët dhe kanalet kulluese janë në kapacitet të plotë
Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimi i ujërave kanë shkaktuar probleme edhe në tokat bujqësore. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Andis Salla, në një komunikim me “Money Report” në ABC News u shpreh se ekipet e punës janë në terren dhe po punojnë për përballimin e situatës. Ai theksoi se hidrovorët dhe kanalet kulluese kanë qenë në funksion të plotë, por prurjet kanë qenë të shumta. “Do bëjmë ndërhyrjet e nevojshme. Jemi në terren së bashku me ekipin e Ministrisë së Bujqësisë, Emergjencat Civile. Në tokat bujqësore jemi duke ndërhyrë në disa argjinatura dhe në disa kanale kulluese. Hidorvorët janë në kapacitet të plotë, kanë funksionuar gjatë gjithë kohës për thithjen e ujit. Po monitorojmë situatën në terren”, tha ai. Ai theksoi se pas qetësimit të situatës do të verifikohen edhe dëmet në...
Burimi:
javanews.al