Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV, inxhinieri i njohur i hidroteknikës Dhimitër Vogli tha se problemi kryesor i përmbytjeve në Shqipëri nuk është mungesa e reagimit në emergjencë, por dështimi i sistemit të parandalimit. Sipas tij, kur ndodh katastrofa, shteti arrin të funksionojë: “Sot emergjencat civile janë relativisht mirë të organizuara për ndërhyrjen në momentin e fatkeqësisë: vijnë në kohë, kanë mjete, makina, ushqime, logjistikë. Kjo anë funksionon.” Por thelbi i problemit, thekson Vogli, është parapërgatitja: “Ajo që çalon fort është ana tjetër: parapërgatitja. Ne reagojmë pasi uji ka hyrë në shtëpi, por nuk punojmë që uji të mos hyjë fare. Ende nuk është e qartë kush mban përgjegjësi për mungesën e saj: bashkia, ministria, qeveria qendrore? Pa ndarë përgjegjësinë, nuk...