Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

Kthimi i pasurive të konfiskuara nga krimi në mundësi reale për një të ardhme më të sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë së Edi Ramës dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK.  Në vazhdën e kësaj nisme, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Administratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja vizituan sot një objekt i përfituar nga veprimtari kriminale, i cili funksionon si strehë e sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.  Duke përcjellë pamjet e kësaj vizite në Facebook, Rama tha se nëpërmjet nismave të tilla qeveria ka ndihmuar rreth 300 viktima të dhunës dhe trafikimit.  “Kthimi i pasurive të konfiskuara nga krimi në mundësi për të ardhmen e viktimave të dhunës dhe trafikimit mbetet një prioritet i yni. Ministrja e...