Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë
Vijon për të dytën ditë me radhë fluksi i emigrantëve që kthehen nga Greqia për të festuar Pashkën në atdhe. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se gjatë 24 orëve të fundit, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 7 mijë e 475 qytetarë, ndërsa 2 mijë e 741 persona kanë udhëtuar drejt Greqisë. Edhe paraditen e së premtes është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit. Për menaxhimin e situatës, pala shqiptare ka vënë në funksion 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Ndërkohë, pala greke po punon me 3 sportele në dalje, duke shmangur krijimin e radhëve dhe pritjet e gjata. Emigrantët kanë shfrytëzuar ditët e pushimit për të kaluar festën e Pashkës pranë...
Burimi:
javanews.al