Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë
Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë Pashkën, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit liturgjik ortodoks. Pas përkujtimit të së Premtes së Madhe, me procesionin e Epitafit të shenjtë, besimtarët morën pjesë në shërbesën e Ngjalljes dhe në Liturgjinë Hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, e cila u drejtua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi. “Në këtë botë të trazuar na mjafton vetëm një siguri: Krishti u ngjall dhe jeton. Dhe nëse jeton Krishti, jetojmë edhe ne”, ishte një pjesë e mesazhit të përcjellë nga Kryepiskopi Joan. Kjo ngjarje përbën një nga kulmet e përgatitjeve shpirtërore të besimtarëve për festën e Pashkës. Për të krishterët, Ringjallja e Krishtit është moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e...
Burimi:
javanews.al