Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka përcaktuar rregullat e reja dhe kriteret për dhënien e shtetësisë shqiptare për personat që ndihmojnë në evidentimin e kontributit me interes kombëtar në fushën e artit, kulturës dhe sportit. Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i firmosur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili detajon se si do të vlerësohen kërkesat e të huajve që duan të pajisen me pasaportën shqiptare përmes meritave të veçanta. Sipas udhëzimit, përveç kritereve të përgjithshme, aplikuesit në programet e veçanta të shtetësisë me interes në fushën e artit, kulturës dhe sportit, duhet të plotësojnë edhe kriteret specifike shtesë. “Kandidati duhet të ketë përfaqësuar ose promovuar Shqipërinë në skenën ndërkombëtare përmes artit, filmit, muzikës, letërsisë apo formave të tjera...