Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
Pas Novoselës në Vlorë, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm edhe për banorët në Durrës, konkretisht në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri, për shkak të rrezikut që u kanoset nga përmbytjet. Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturën dhe strukturat vendore të emergjencave. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes, evakuimi po kryhet me prioritet për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara, ndërsa transporti sigurohet nga mjetet e bashkisë, shërbimi zjarrfikës dhe Forcat e Armatosura. Bashkia, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe shërbimet shëndetësore e sociale, do të kujdeset për strehimin e përkohshëm, regjistrimin e të evakuuarve dhe plotësimin e nevojave bazë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve...